Tuesday, April 15, 2014

Camel Coat

Ka nja 2 arsye pse une nuk po ankohem per kete kohen e shpifur  
E para sepse sic ju kam bere me dije tashme jam pa aparat dhe mund te me gjeni pa grim e pa taka madje ne trajte thuajse te paidentifikueshme ,une qe vishesha per veten e jo per blogun.
Dhe e dyta arsye e mire kjo eshte qe mund te vesh akoma pallton time Camel qe spata shume mundesi ta shijoj e tani duket se po merr gjithe vemendjen e saj te merituar.
Sic kuptohet tashme kjo nuk eshte gjendja sic e kam veshur keto dite por sic e solla per revisten LIVING.
Pa asgje poshte vetem me taka e syzet Gucci veshja vjen si nje arratisje e kombinim fatal.








Sunday, April 13, 2014

Sequined Crop Top

Jua pata thene qe barku jashte nuk eshte nje tabu as per ne mamat "joperfekte".
Ok qe te mos merrni per kot ...nese vjen ashtu sic duhet, dmth thjesht te krijoje efektin pa nxjerre vertet lakrat ne shesh :)
Propozimi i dyte per revisten Living ishte nje interpretim pak me i trendy i teminave i cili vjen me nje bluze te gjere e cila supozohet te lejoje shfaqjen e pjeses se barkut.Thashe supozohet pasi me nje fund me bel lart ende mund te prekesh endrren por pa zgjuar askende aq me pak tmerruar.
Fundi vjen si nje miksim materialesh pikerisht per te hequr rendesen e teminave duke i marre vemendjen me lekure ,pelice e pambuk.Ndoshta duket nje miksim i tepruar por nese rrini ne territorin e ngjyres se zeze parakalimi i tyre s'do bezdise askend,madje do zgjatet ndonje hunde per te kuptuar cili material kaloi pa u vene re fare.Fundi eshte nje modifikim i imi meqenese ky eshte kthyer tashme ne nje pasion te madh per mua ti rikthej ne jete gjerat :) e kur jane rroba me duket sikur ua degjoj falenderimin.
Serish me floket dallge gishtash  e me kepucet me maje duket qe look-u eshte kompletuar.
Pa prisni pak mos ndoshta duhet dhe nje jehone Valentino e cila vjen me se miri e aplikuar ne manikyr me kombinimin roze e vjeter dhe bojeqielli me dallgen transparente ne mes e cila duket se ne vend te ndaje ka ardhe per te bashkuar gjithe temen e veshjes e per t'ju ftuar ju ne nje lum komentesh :)








Saturday, April 12, 2014

Tulip Red Dress

Nga rubrika Cocktail Dress vjen per ju nje sugjerim per darkat intime te cilat kane mandatore ngjyren e pasionit TE KUQEN.Diku nje dekolte pak me bujare e diku nje kurriz i hapur por sidomos forma e tulipanit ne fund krijon efektin e menjehershem te terheqjes.
Floket Finger Waves te cilat vijne ne linje me gjithe sensualitetin e veshjes ishin nje nga zgjedhjet e mia per numrin e fundit te revistes LIVING.
Duke falenderuar fotografin Armand Habazaj por dhe gazetaren Santana Comora s'me mbetet vec t'ju ftoj te blini Revisten Living per te lexuar shkrimin e plote dhe nderkohe te shijoni por dhe te komentoni zgjedhjen e pare :)









Thursday, April 10, 2014

Elegance

Jam kaq e lumtur qe u ftova nurmin e kaluar nga Revista "Elegance" per te ndare me te dhe gjithashtu me ju arsyen e hapjes se nje blogu, krah nje vajze shqiptare qe jeton ne Paris, krah nje vajze tjeter shqiptare qe jeton ne Milano gjeni dhe nje vajze shqiptare nga Tirana :)
Me kenaqesi te madhe shikoj qe vajza si une kane realizuar ne kryeqytetet e Europes blogjet e tyre cilesore e mjaft te ndjekura dhe ndihem serish e perkedhelur qe jam renditur krah tyre per Revisten Elegance.





Tuesday, April 8, 2014

Takimi i Pasdites


Shikoni se kur te merr per mire te merr,e une me thene te drejten nuk i thashe JO disa Tapeteve te kuq qe une i kam aq per zemer gjate fundjaves qe shkoi,e qe ju patet mundesi ti ndiqnit pak nepermjet profilit ne Instagram.
Por duket se ftesat nuk mbarojne me kaq.Te premten isha pjese e panelit ne Takimin e pasdites per te folur per Tendencat e modes SS2014.
Nuk mund i thoja Jo dhe s'lashe faqe mode pa shfletuar edhe pse mendoja se i kisha shfletuar tashme i rioganizova ne raftet e trurit plot dashuri duke menduar te jap me te miren.
Po si gjithnje kur ben plane aha ketu gabohesh se tjeter plane ka rezervuar fati per ty.
Sapo ti je ndezur per ti dhene gaz,ndodh qe te cahet goma e ty te duhet te presesh karroatrecin.
Pak a shume keshtu ndodhi dhe ne Klanin tim te dashur qe kisha 10 vjet pa e vizituar e qe me kish marre shume malli,edhe pse dukej sikur vetem Rudinen dhe grimerin Dashamir Turku kishte ruajtur me fanatizem.
Sigurisht qe emocionet me kapluan pasi kuptova qe vertet kisha ndryshuar edhe pse ende ndihem  pjese e tij.
Nga zhgenjimi i vogel qe pesova nga koha e rezervuar ne fund te emisionit ju plasa mikes time fotograve Soela Zani ne studio per nje set ashtu rastesor mqse veshjen e kisha te menduar ne cdo detaj.
Koleget e mi ishin te gjithe kunder por une isha me ide te qarta,doja nje triko oversize me printe te forta,doja fund nen gju dhe aksesore te renduar doja dhe atlete por ketu ju dorezova keshilles se Albes qe nuk mund te shkoja me atlete pas 10 vjetesh.
Gjithsesi ne mos intervista te cilen preferoj mos ta shikoj me pasi vertet me duket pak vetja si mendjemadhe paedukate dhe une s'doja vertet te shfaqesha keshtu por thjesht ti jepja shpejt e te sintetizuara keshillat :),uroj te pakten tju pelqeje seti i Soeles dhe grimi i Dashit.

Nesje se u zgjata shume shijoni setin apo intervisten te cilen mund ta shikoni ketu dhe jam ne pritje te komenteve tuaja
PS Nuk pres komente per Bluzen qe pasi u vu mikrofoni nuk u kujdes kush te me thoshte rregulloje pak :(

















Wednesday, April 2, 2014

DARE

I got bad News
Aparati im ka pesuar nje difekt teknik dhe nderkohe sa te rregullohet po ju mbaj me gajret duke postuar nje interviste te pranveres se kaluar.E meqenese po pergatitemi per nderrimin e stineve duket sikur keshillat e para nje viti mund te zbatohen ende pasi sic e dini une jam shume avangarde :) just kidding hidhini nje sy.

Qe te mos nxirrni syte mund ta lexoni edhe ketu


Friday, March 28, 2014

Chic in Black

Cfaredo te eksperimentosh te ndodh te kthehesh tek e zeza si tek e keqja e domosdoshme.
Duke qene nje person qe te zezen e kam mbajtur larg keto 6 vitet e fundit mendoj se vetem kete vit kam mundur ta jetoj serish per ate qe realisht eshte.
E zeza ndryshe nga perceptimi qe kemi per te duket si nena qe te le porten hapur cfaredo te kete ndodhur.Sido te ndihesh e gezuar e trishtuar e lenduar apo e lumtur me te zezen e ke nje mundesi,mbetet ngjyra pa emocione nen te cilen buron gjithcka e mira dhe e keqja.
Velloja e misterit qe vesh te zezen duket se ka ate ngarkese qe asnje ngjyre tjeter nuk e ka.
Nese e bardha njolloset me te zezen s'mund te ndodhe ndaj dhe eshte ngjyra me e forte me e perdorur, eshte ngjyra e pervojes ndaj dhe eshte konsideruar ngjyra e klasit.
Mbetet ngjyra pa moshe e pa seks te ciles sado te perpiqemi ti largohemi e kuptojme qe i perkasim.

Me chic in Black duket se qellon gjithnje ne shenje !

















Total Pageviews