Wednesday, December 17, 2014

Gilet & Coat

Po e degjuat sakte?
Jelek poshte palltos,nuk eshte ndonje cudi e madhe pasi burrat e kane disi ne uniforme jelek,xhakete e me siper pallto.Por prit , kur jeleku le te themi eshte me i gjate se pallto atehere si t'ja veme emrin.Cfare tjeter pervecse Inspirim Krijim.Askush pervec meje nuk eshte se e realizonte menjehere c'kisha veshur ,sigurisht kishin pare pallton,njihnin jelekun po ashtu bashke,s'po dinin nga ta kapnin,eshte pallto e re apo c'dreqin ke katranosur me pyeten?!
Nga pyetja ndihej qarte qe brenda kuriozitetit kishte dhe nje fare admirimi ne distance dhe nje lloj respekti per mendjen pjellore.
Me besoni qe si alternative vlen shume,te kesh nje veshje shume te ngrohte pasi i ke shtuar shtresat,por njekohesisht te jesh super stylish dhe ne zyre me jelekun e preferuar.
Si mund ta lesh varur ne garderobe jelekun me Pupla kur cdo here qe hap dollapin me duket sikur vuan me mua qe nuk del te shpalose magjine e tij.
Nje kombinim i thjeshte gri me te zeze i cili merr pak drite nga takat metalike dhe pak volum nga puplat poshte palltos,vjen ne te njejten linje te paster dhe ne krehje dhe i shtojne mjaft karakter veshjes syzet rrumbullake nga Celine me ujra.
Ju si mendoni?




















No comments:

Post a Comment

Total Pageviews